Ndahen Tuna dhe Patrisi? Këngëtarja e fshin partnerin nga rrjetet sociale duke mos lënë asnjë gjurmë!

0
271

Në këto raste thuhet: mos i pa syri i keq?

Vetëm disa ditë më parë ishte Tuna e cila ka bërë dedikime shumë të ndjera për partnerin e saj Patrisin duke e quajtur një baba shembullor dhe i vetmi që do të donte të kishte pranë për të rritur Tianin e vogël.

Megjithatë duket se diçka ka ndodhur mes tyre pasi vetëm pak minuta më parë, burime për ‘Prive’ bënë me dije se çifti është duke kaluar një situatë jo fort të mirë. Kjo edhe sepse Tuna ka vendosur ta largojë Patrisin nga lista e miqve të saj në Instagram dhe e ka hequr gjithashtu edhe nga Instagrami i të birit të cilin ajo e menaxhon vetë.

E njëjta gjë nuk ka ndodhur nga ana e Patrisit çka na lë të kuptojmë se ndoshta është thjesht një konflikt i momentit. Megjithatë për këtë presim një konfirmim nga vetë protagonistët, por në ditët e sotme besoj e dini se sa serioze është çështja kur dy partnerë nuk ndiqen në rrjete sociale. /Blitz.al/