Ndahen David dhe Victoria Beckham pas 18 vitesh martesë?!

0
163

Çifti David dhe Victoria Beckham duket se është në prag ndarjeje.

Të paktën këtë ka shkruar revista gjermane Ok, që ka zbuluar një zënkë publike në një restorant mes të dyve, për një person të tretë.
Revista zbulon tonet e ngritura që ish-Spyce Girl dhe ish-futbollisti kanë pasur në restorantin e njohur ‘’Santa Monica’’ për shkak të këngëtares Mary Charteris. David është takuar me të gjatë një koncerti në verë.

“Kush mendon se je?” ka ngritur zërin ndaj të shoqit Victoria, që njihet si një person shumë i kontrolluar në publik. Sipas të njejtit lajm që publikon revista, zënka nuk lidhet me besnikërinë e David, se sa më shumë për faktin se Viktoria po humbet gurët e saj. Ndërkohë një mik i familjes zbulon se David dhe Victoria nuk kalojnë shumë kohë bashkë. Ish-kapiteni i Anglisë ka krijuar një raport aspak të mirë kohët e fundit me mediet.

“Urrej të justikoheni për gjithçka. Më lini të qetë, mjaft me spekulimet”, ka deklaruar pak kohë më parë. David gjithnjë ka qenë në shënjestër për flirtimet e tij. Image result for david beckham & victoria E fundit mund të jetë edhe ajo me Nicole Scherziger që deklaroi për Mirror: “ E shikoj si mashkullin më të nxehtë dhe më tërheqës në botë”, për më shumë të dy frekuentojnë të njëjtën palestër në Los Angeles.