NATO i kërkon falje Erdoganit, nuk është armik

0
343

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi falje presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pasi emri i tij ishte në listën «e armiqve» gjatë ushtrimeve ushtarake.

Erdogan tërhoqi 40 ushtarë nga stërvitjet ushtarake, pasi emri i tij, si dhe emri i Kemal Ataturkut, u gjendën midis «armiqve» dhe tha se kjo nuk është «uniteti dhe as aleanca».

Stoltenberg tha se «incidenti nuk përfaqëson qëndrimin e NATO-s» dhe se është një “veprim i një individi” dhe «listën e armiqve» thuhet se e ka formuar personi, i cili nuk është i punësuar në NATO.

Ai shpjegoi se ky person ishte kontraktuar nga autoritetet norvegjeze, të cilët e larguan nga stërvitjet ushtarake dhe tash kanë nisur hetimet.

«Turqia aleat i çmuar i NATO-s dhe ata kanë dhënë një kontribut të madh për sigurinë e përbashkët», tha Stoltenberg.