NASA jep alarmin: Zhduket nëndetësja në oqean, çfarë po ndodh…

0
295

NASA është përfshirë në një operacion ndërkombëtar i nisur në oqeanin Atlantik për një nëndetëse argjentinase, e cila rezulton e zhdukur prej 48 orësh. Në nëndetëse ndodhej një ekujpazh prej 44 personash, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar burimeve zyrtare nga Argjentina.Presidenti i këtij vendit Maurico Macri deklaroi se të gjithë burimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare janë po shfrytëzohen për gjetjen sa me shpejt të nëndetëses, San Juan.

Kërkimeve i është bashkuar edhe një avion i Nasa-s ndërsa kanë ofruar ndihmë edhe vende si Britania e Madhe, por deri me tani nuk është zbuluar asnjë gjurmë e saj.

“Nuk kemi arritur te zbulojmë asgjë apo që të kemi komunikim përmes radarëve” deklaroi zëdhënësi i flotës argjentinase, Enrikue Balbi. Nëndetësja ndodhej rreth 400 kilometra larg brigjeve të Patagonisë”, njoftoi marina argjentinase.

Besohet se ‘ARA San Juan’, një nëndetëse e ndërtuar në Gjermani, të ketë pësuar një defekt elektrik, raporton “BBC”.

Zëdhënësi i marinës Enrique Balbi i tha se nëndetësja ishte duke u nisur nga baza detare e Ushuaisë në bazën e Mar del Plata, stacioni i saj i zakonshëm, kur “ndërpreu papritur komunikimin”.