Mustafa: LDK-ja fituese e zgjedhjeve, fiton 9 komuna

0
304

Gjatë një konference për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve, duke fituar 9 komuna.

“Kemi mbajtur komunat që kemi pasur. Sipas të gjithave komunave dalim partia e parë me votën popullore. Jemi partia që do të kemi numrin më të madh të komunave. Ne bindshëm do të mbajmë 9 komunat që kemi qeverisur në këtë mandate dhe do të kemi mbi gjysmën e komunave me shumicë shqiptare”, thekson ai.

“Unë i falënderoj qytetarët për besimin në kryetarët tanë të cilët kanë kandiduar në këto zgjedhje. Sipas të gjitha informatave ne po dalim partia e parë me votën popullore dhe partia e parë që të do të ketë numrin më të madh të komunave në vend”, ka thënë Mustafa.

Më tej, ai ka thënë se LDK ka mbajtur 9 komunat që ka qeverisur deri më tani, kurse ka fituar edhe disa komuna të tjera./BS