Muriqi: Ju tregoj pse zgjodha Kosovën. Te City më pëlqen kur më bërtet Guardiola

0
176

Kosova arriti të merrte një fitore të madhe përballë Azerbajxhanit, e cila i jep të drejtën të luajë në raundin tjetër të Ligës së Kombeve, ku do të gjejë përballë Maqedoninë.

Në një intervistë për “KTV”, portieri Arijanet Muriqi ka treguar arsyet përse ai ka zgjedhur Kosovën, ndërkohë që tregon se kur ka qenë i vogël sporti i tij i preferuar ka qenë karateja.

Interesante është se intervista është bërë në anglisht, pasi portieri i Manchester Cityt nuk e flet mirë gjuhën shqipe.

“Ishte një ndeshje e madhe për të gjithë. Ne duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur”, shprehet fillimisht portieri.

E prisnit të ishit titullar?

Nuk kam pritur asgjë pasi është vendim i trajnerit. Jam i lumtur që e pata mundësinë për të luajtur.

Pse keni zgjedhur të luani për Kosovën?

Jam nga familja Muriqi dhe babai im vendosi të luaja për Kosovën. Ndihem më mirë.

Keni qenë më parë në Kosovë më parë?

Po kam qenë në Pejë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja ndaj Maqedonisë?

Nëse luajmë si pjesën e dytë në ndeshjen e fundit mendoj se do t’i mposhtim ata. Mendoj se do të jetë më e vështirë në Ligën C, por ne do të kemi luajtur më shumë bashkë.

Hapat e parë në futboll?

Arsyeja ishte një shoku i babait tim. Unë jam marrë me sportin e karatesë, dhe ai më tha ‘ta provojmë me futbollin’. Kam qenë 11 vjeç kur nisa të luaja futboll.

Ju kërkoi Guardiola?

Mendoj se kam shumë mundësi me trajnerin e portierëve dhe mendoj se ka qenë zgjedhja e tij. Por edhe Guardiola më njeh mua. Ai më beson.

Ka qenë trajneri i kënaqur me paraqitjen tuaj në “Carabo Cup”?

Mendoj se ka qenë i kënaqur. Kam pasur shumë biseda me të. Nëse nuk thotë gjë ka arsyet e tij. Më pëlqen shumë kur më bërtet. Është moment i bukur. Guardiola është inteligjent dhe i veçantë. Mund të mësosh shumë nga ai.

Ka ndonjë futbollist që ju insipiron?

Çdo futbollist atje punon shumë dhe nuk mund të veçoj ndonjërin. I gjithë ekipi punon fort. Mendoj se është Fabian Delph.