Murat Jashari pyet Thaçin: A po synon Serbia modelin e Hong Kongut për Kosovën?

0
297

Murat Jashari, i cili gjendet në burg, për shkak të atentatit të kryer ndaj avokatit Azem Vllasit, në pyetjet e radhës drejtuar Hashim Thaçit, fol për “meritat” e tij, që nga paslufta e deri më sot.

Vëllai i Ismetit, komandant “Kumanovës” e pyet Thaçin për Republikën e Kosovës, atë se si duket Kosova nga Bashkimi Evropian, për kufijtë e shtetit dhe për pavarësinë, që sipas tij, Kosova ka mbetur nën Serbi.

Jashari thotë se, pas pavarësisë Kosova thirret Republika e Kosovës Serbe (RKS).

Jashari thotë se, nëse Kosova e ka shpallë Republikën në territor të Serbisë pa ndarje, a jemi Republikë në kuadër të Serbisë?

Ai thekson se, Serbia po synon modelin e Hong Kongut për Kosovën.

“Nëse dëshironi ta shkëputni Kosovën nga Serbia, atëherë duhet ndryshuar kufijtë e gjithë Ballkanit. Tani si duket ndërkombëtarët pranuan mos ndryshimin e kufijve. Do të thotë mos ndryshimi i kufirit të Serbisë ku Kosova është pjesë e sajë. Këto janë meritat e tua zotëri Thaçi që nga lufta deri në ditët e sotme”, pyet Murat Jashari.

Lexojeni vazhdimin e 50 pyetjeve të radhës të Jasharit drejtuar Hashim Thaçit:

1251. BE, a investon me donacione në Kosovë?

1252. Si thirret Kosova pas negociatave të Hashim Tadiqit????

1253. BE, a jep donacionet me emër «Republic of Kosovo Serbia»?

1254. BE, do të thotë na konsideron si Republikë e Kosovës Serbe?

1255. BE, në pyetësorin e Serbisë, Kosova a është pjesë e Serbisë?

1256. BE, në Marrëveshje Stabilizim Asocim, Kosova a është pjesë e Serbisë?

1257. BE, thotë është neutrale ndaj statusit të Kosovës. Kosova është një territor pa statut.

1258. BE a njehë kufijtë ndërkombëtar të Serbisë? Po, sepse Serbia është shtet.

1259. BE në kufijtë ndërkombëtar të Serbisë, nuk njeh statusin e një territorit të caktuar, në këtë rast Kosovën.

1260. BE njehë kufijtë të jashtëm të Serbisë. Në kufijtë të jashtëm të Serbisë, Kosova është brenda Serbisë.

1261. Kjo a do të thotë se BE nuk është neutrale?

1262. Në atë moment se BE njehë kufijtë e Serbisë me Kosovën brenda, ajo njehë që Kosova është pjesë e shtetit serb.

1263. Nëse ne kemi shpallë Republikë në territor të Serbisë pa-ndarje jemi një Republikë në kuadër të Serbisë.

1264. Kjo nëse kuptoj, a do të thotë Republika e Kosovës Serbe????

1265. Kjo është arsyeja e rrenës të «modelit të 2 Gjermanive» një territor me 2 qeveri!!!

1266. Republika e Serbisë (RS) dhe Republika e Kosovës Serbe (RKS).

1267. Pse janë rrena?

1268. Sepse, me 6 pikëshin institucionet e Sigurisë së Kosovës kanë varësi me Beogradin.

1269. 6 pikshi është autonomizimi i institucioneve të Sigurisë.

1270. Kjo i bien se me këto negociata është ndërtuar platforma e «Raporteve Kinë/Hong Kong».

1271. Hong Kongu ka qeveri të vetën.

1272. Hong Kongu ka kuvendin e vetë.

1273. Hong Kongu ka bankë qendrore të veten.

1274. Hong Kongu ka paren, valutën e vetë.

1275. Hong Kongu ka flamurin e vetë.

1276. Hong Kongu ka integritetin territorial administrativë të krahinës nën integritetin shtetëror Kinez.

1277. Hong Kongu ka sovranitetin administrative të krahinës nën sovranitetin shtetëror Kinez.

1278. Hong Kongu ka polici, shërbim sekret, forca të sigurisë, por nën varësinë e Shtetit Kinez. Shefat e institucioneve të sigurisë propozohen dhe zgjedhën nga pushteti qendror në Pekin të Kinës. (sikur Beogradi me Kosovën).

1279. Hong Kongu ka vi administrative me shtetin dhe me Kinën.

1280. A është kështu edhe në Kosovë z Hashim Thaçë Tadiçi?

1281. Përfaqësues i BE, Jelko Kaqin bisedon me qeverinë serbe se si duhet të përfaqësohet Kosova ne rajon? (29 gusht 2012)

1282. Pse nuk diskutohet me Kosovën?

1283. Sepse BE nuk konsideron si shtet Kosovën.

1284. BE konsideron Kosovën si Hong Kongu? (gazeta 1 gusht 2012)

1285. Nikoliqi a përmendi statusin e Tirolit ose Republikën e Kosovës Serbe (RKS) sipas modelit të Hong Kongut me datën e 3 gushtit 2012?????

1286. Vet Serbia, a deklaron se synon modelin e Hong Kongut për Kosovën më 11 mars 2011?

1287. A deklaron Stefanoviqi: «Ne fituam, nuk flitet për kufi shtetëror por për pikëkalime të përbashkëta administrative». (25 shkurt 2012)

1288. A deklaron Jeremiqi: «Çdo gjë është realizuar në bazë të interesave të Serbisë sipas Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244». (25 shkurt 2012)

1289. Këshilltari i Nikoliqit, Gjuriq thotë: «Shumë mirë është negociuar, Kosova me këto negociata është kthyer fuqishëm juridikisht nën sovranitetin e Serbisë. (23/06/2012)

1290. Tadiç a deklaron: «Pavarësia e Kosovës është fakt, por nën integritetin shtetëror të Serbisë» . (14 korrik 2012)

1291. Në vazhdim thotë: «Kosova është e lirë ta qeverisë veten, por si pjesë e Serbisë».

1292. Më tutje thotë: «Mos harroni se qeveria e Kosovës ka pranuar që kufiri Kosove/Serbi është vetëm ndarje ADMINISTRATIVE». (deklarate e Tadiçit 14/07/2012)

1293. Kjo do të thotë, se i kemi institucionet tona në Kosovë, jemi të lirë të qeverisim vetveten, por nën «sovranitet të Serbisë».

1294. Ajo deklaratë vazhdon me një kërcënim ndaj bashkësisë ndërkombëtare: «Nëse ndërkombëtarët pranojnë shkatërrimin e integritetit të Serbisë, atëherë herët a vonë mund të shkatërrohet e gjithë rajoni».

1295. Kjo është kërcenim nëse pranoni që të ndryshohet kufiri shtetëror i Serbisë me ndarjen e Kosovës nga integritet i Serbisë, duhet të ndryshohen kufijtë e rajonit.

1296. Me një fjalë Kosova është e lirë ta qeveris vetveten (vetëqeverisje), por nën Serbi.

1297. Nëse dëshironi ta shkëputni Kosovën nga Serbia, atëherë duhet ndryshuar kufijtë e gjithë Ballkanit.

1298. Tani si duket ndërkombëtarët pranuan mos ndryshimin e kufijve.

1299. Do të thotë mos ndryshimi i kufirit të Serbisë ku Kosova është pjesë e sajë.

1300. Këto janë meritat e tua zotëri Thaçi që nga lufta deri në ditët e sotme.

Vazhdon…