Mrekullia e madhe ndodh në QKUK

0
285

Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut ( Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.

“Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut ( siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë.

Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë, Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli”, thuhet në komunikatën e QKUK-së./Gazeta Express.