“Mr. Bean” 62-vjeçar bëhet baba me të dashurën 33-vjeçare (Foto)

0
354

Rowan Atkinson, i cili njihet më mirë për portretizimet e “Mr. Bean”, Edmund Blackadder dhe më vonë, Johnny English, tashmë ka disa fëmijë nga martesat e mëparshme.

Ai ka dy fëmijë me ish-gruan, Sunetra Sastry, Benin 23-vjeçar dhe 21-vjeçaren Lily.

 

Rowan Atkkinson, ish-bashkëshortja, Sunetra Sastry dhe vajza Lily

Tashmë sot aktori 62-vjeçar është bërë baba edhe i një fëmije me partneren, 33 vjeçaren Louise Ford.

Ai me Louisen është lidhur në vitin 2013, ku aktorja u bë e famshme në saje të portretizimit të Kate Middletonit në komedinë “The Windsors” të Channel 4.

“Rowan dhe Louise janë të lumtur me fëmijën e sapolindur”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për mediat amerikane.