Moti për pesë ditë, nga nesër shi

0
335

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kurse në viset malore do të krijohen kushte për reshje bore.

Sa i përket  fushave termike priten ulje të theksuara të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke bërë që merkuri në termometër të bije deri në dy gradë Celsius, kurse në viset malore deri në zero gradë. Nga dita e enjte do të ketë ngritje graduale të temperaturave maksimale dhe intervale me diell.

Temperaturat  në nivel vendi do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 12m/s.