Mos e neglizhoni, gjymtyrët e ftohta mund të tregojnë për probleme shëndetësore

0
177

Ndodh jo rrallë që të kemi gjymtyrë të ftohta, edhe kur temoeratura e ambientit është normale.

Por mos e neglizhoni diçka të tillë, pasi ftohja e gjymtyrëve mund të lidhet edhe me disa problem shëndetësore.

Roli i stresit dhe ankthit

Stresi dhe ankthi janë “fajtorë” të këtij problemi. Një nga kundërpërgjigjet më natyrale të trupit ndaj stresit apo nervozizmit është të lëshojë më shumë adrenalinë në gjak

Ajo shkakton shtrëngim të enëve periferike të gjakut.

Problemet me qarkullimin

Qarkullimi jo i rregullt i gjakut shkakton ftohje të përsëritur të këmbëve dhe duarve. Qarkullimi problematik vjen si pasojë e një jete sedentare, ose qëndrimit ulur për shumë kohë.

Duhanpirja gjithashtu shkakton vështirësi për gjakun që të arrijë në çdo zonë të trupit. Kjo është arsyeja përse njerëzit që pijnë duhan ankohen se kanë ftohtë nga këmbët dhe duart.

Anemia

Në disa raste, anemia manifestohet edhe me ftohje të këmbëve. Kjo sëmundje shfaqet në mungesë të sasisë së duhur të rruazave të kuqe të gjakut, kur mungon hekuri, vitamina B12, folati ose ka probleme me veshkat.

Diabeti

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë të rrezikuar nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe ankohen shpesh për këmbë ose duar të ftohta. Mungesa e sheqerit në gjak shkakton ftohje të këmbëve. `