Morata kalon testet mjeksore, zyrtarisht tek gjigandi spanjoll

0
168

Alvaro Morata ka kryer me sukses testet mjekësore para transferimit tek Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me skuadrën spanjolle dhe do të kaloj nga Chelsea në Madrid.

Ai përfundoi testet mjekësore në “Clinica Universitaria de Navarra”, ku kishte shkuar në ora 08:30, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Pasi përfundoi me sukses, lojtari është shprehur shumë i lumtur, dhe nuk ka harruar ta falënderoj Zotin për këtë.

“Çdo gjë shkoi mirë. Faleminderit Zot” ka thënë sulmuesi spanjoll pasi doli me sukses.

Kujtojmë se në ndeshjen e djeshme të Atleticos, tifozët kanë thirrur kundër transferimit të tij, mirëpo lojtari ka thënë se e kaluara (Real Madrid) ka përfunduar, dhe tash është gati për fillimin e ri.