Momenti kur i riu iluzionist ngrinë moderatorin Shpëtim Desku ‘live’ në emision

0
235

Mbreme në emisionin ‘n’KosovëShow’ me Shpëtim Deskun ishin mysafir dy personazhe të njohura të humorit.
Fjala është për Lalushin dhe Muhametin të cilët sollën një atmosferë të këndshme, shkruan lajmi.net

Mysafiri i tretë dhe më i ‘çuditshmi’ ishte një iluzionist 19 vjeç i cili erdhi nga qyteti i bukur i Prizrenit dhe mahniti një publik të tërë ‘live’ në emision.

Me insistimin e moderatorit ai bëri disa iluzione duke e përdorur vetë Shpëtimin të cilin arriti ta ndrijë dhe këtë e vërtetoi duke hipur mbi të me të dya këmbët.

Për ta parë të gjithë këtë mos e humbisni emisionin e plotë që ju sjellim në vazhdim