Mishi i lopëve të sëmura në Poloni është eksportuar në 11 shtete të Evropës

0
202

Autoritetet polake i kanë gjetur 9.5 tonë të mishit me prejardhje nga kjo thertore. Besohet se 2.5 tonë të mishit janë eksportuar në vendet e huaja. Thertorja tashmë është mbyllur nga autoritetet shtetërore. Në anën tjetër, Komisioni Evropian ka thënë se mishi i thertores së dyshuar do të tërhiqet nga tregu dhe do të shkatërrohet.

Përpos Polonisë, thertorja ka eksportuar mish edhe në Estoni, Finlandë, Francë, Hungari, Lituani, Portugali, Rumani, Spanjë, Suedi, Gjermani dhe Sllovaki.

Skandali ishte zbuluar kur një gazetar ishte punësuar në mënyrë të fshehtë në thertore, ku kishte vendosur kamera, me të cilat ishte vërtetuar therja e lopëve të sëmura, të cilat nuk mund të qëndronin në këmbë dhe tërhiqeshin zvarrë më litar.

Thertorja punonte qëllimisht vetëm gjatë natës me qëllim të shmangies së kontrollit nga inspektorët shtetërorë për siguri të ushqimit, shkruan.