Miratohet mocioni i LDK-së që dënon gjuhën e përdorur nga Nasim Haradinaj

0
238

Me 68 vota për, një kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin përmbajtjesor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Mocionin e ka paraqitur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

LDK me mocion për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, PDK e përkrah, por AAK e NISMA…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se vendimin për ngritjen e pagave në Qeveri e kanë dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasi është konflikt interesi me ngrit pagën për vete por njëkohësit është edhe vepër penale.

Ajo tha se për vendimin ka votuar edhe ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili në vazhdimësi thotë se do ta lufton korrupsionin ndërkohë që ka bërë vepër penale, bashkë me ministrat tjerë dhe kryeministrin.

Haxhiu ka pyetur Haradinajn se si do të qëndrojë i qetë kur ka shumë fish pagën më të madhe se pensionistët, e shumë fish më të lartë se paga minimale.

Ajo tha se vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave e kanë dërguar në AKK, derisa ka paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

LDK me mocion për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ngritjen e mocionit përmbajtjesor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Mocionin e ka paraqitur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

“Kuvendi i Kosovës dënon gjuhën fyese dhe urrejtëse të përdorur nga përfaqësuesi i OVL-UÇK për gjuhen e përdorur ndaj njerëzve të vrarë të LDK-së”, tha Hoti.

Glauk Konjufca nga vetëvendosja tha se gjuha e përdorur nga Haradinaj lidhur me vrasjen e shumë personaliteteve të pas lutës, është një gjuhë e papranueshme dhe e dënueshme dhe që nuk duhet të nxëjë vend në institucionet e Kosovës. Ai tha se Haradinaj duhet të dal në publik dhe të kërkoj falje.

Ndërsa, Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se gjuha e tillë është e papranueshme dhe e dënueshme. Ai shtoi se mbështesin mocionin e LDK-së.

Ahmet Isufi nga AAK-ja, theksoi se ata kërkojnë nga organet e drejtësisë të hetojnë dhe zbardhin të gjitha vrasjet e pasluftës.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se duhet të kihet kujdes, sidomos kur përfaqësojnë organe, forume, sepse fjalët që dalin nuk mund të tërhiqen edhe nëse nuk është menduar ashtu.

Kjo është deklarata e plotë:

Legjislatura VI

Sesioni vjeshtor

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6.1 të Rregullores së Kuvendit në Seancën Plenare, të mbajtur me 22.12.2017 me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së nxjerr këtë:

D E K L A R A T Ë

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon gjuhën fyese dhe të urrejtjes të përdorur nga përfaqësuesi i OVL të UÇK-së për vrasjet politike të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e drejtësisë që urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat adekuate që rastet e vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së, të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe paanshmëri, dhe të marrin dënimin e merituar.

Vetëm zbulimi i vrasjeve politike dhe i të gjitha krimeve të tjera të pandriçuara garanton zhvillimin e Kosovës si shtet ku sundon ligji dhe e drejta dhe ku të gjithë qytetarët, pa dallim, ndjehen të sigurte.

Grupi Parlamentar i LDK-së.

Seanca për shqyrtimin e dytë të buxhetit  (Drejtpërdrejt)

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e dytë të projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.