Mimoza Mustafa pendohet për gabimin që ka bërë

0
301

Pas një kohe të gjatë larg skenës e intervistave Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu vijnë bashkë në emisionin n’KosovëShow.

Mimoza tregon se tre vitet larg skenës kanë qenë një gabim që ajo e ka bërë dhe se është penduar pasi ka pauzuar aq gjatë ani pse muzika gjithmonë ka frymuar brenda saj.

Ajo ka folur gjithashtu për jetën private dhe atë bashkëshortore ku ka zbuluar disa sekrete për burrin e saj Shkumbinin.

Për ata që nuk e kanë ditur Mimoza dallon shumë nga disa prej kolegeve të saj këngëtare pasi ajo nuk e ka aspak problem të merret me punët e shtëpisë dhe të gatuaj çdo ditë për burrin dhe fëmijët.

Kujtojë se ka pak ditë se Mimoza Mustafa ka ardhur në duet me këngëtarin e mirënjohur Ramdan Krasniqi- Dani, e ‘Neve s’na shkon’ është pritur mjaft mirë nga publiku.