Milani nuk heq dorë nga ish-ylli i Atletico Madridit

0
175

Vazhdojnë tratativat në aksin Itali-Kinë, me Milanin që nuk dorëzohet për kartonin e Yannick Carrasco.

Pavarësisht vështirësive që po hasin, kuqezinjtë janë të vendosur të risjellin në Europë lojtarin belg dhe për këtë nuk i kanë ndërprerë bisedimet me drejtuesit e Dalian Yifang që zotërojnë kartonin e futbollistit.

Leonardo, i cili pas Paqueta e Piatek, dëshiron ta mbyllë sa më mirë merkaton duke i dhuruar Gattusos edhe shërbimet e ish-mesfushorit të Atletico Madridit.

48 orët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e 25-vjeçarit, i cili nëse pranon të transferohet në Milanello do t’i duhet të pranojë një ulje page, pasi aktualisht te klubi kinez përfiton rreth 10 milionë euro.