Michael Phelps: Triumfi ndaj depresionit më i rëndësishëm se medaljet olimpike

0
169

Notari Michael Phelps është sportisti më i dekoruar i Lojërave Olimpike, me 28 medalje të fituara në total në karrierën e tij, nga të cilat 23 të arta, 3 argjendi dhe 2 bronzi.

 Por për ish-notarin amerikan, një legjendë e sportit botëror, ky nuk është triumfi i tij më i madh në jetë. 33-vjeçari, që ndali karrierën e tij pas Olimpiadës “Rio 2016”, shprehet se triumfi ndaj depresionit që e pushtoi pas Olimpiadës “Londër 2012” mbetet fitorja e tij më e madhe.

Phelps shprehet se dashuria e bashkëshortes, trajnerit dhe familjes së tij bënë që ai të kalojë momentet e vështira të jetës së tij, ku pat menduar edhe vetëvrasjen.

“Ju mund të jeni njeriu më i fortë dhe i suksesshëm në botë në fushën tuaj, por ato nuk ju bëjnë gjithnjë të lumtur. Kjo gjë ndodhi me mua. Unë arrita të fitoj një medalje të madhe të artë duke iu rikthyer jetës time normale, që më ndihmoi të jem sot ky njeri i lumtur para jush”, tha Phelps gjatë një seminari në universitet.

“Të kesh mundësi të shpëtosh një jetë është shumë herë më e rëndësishme se s a ë fitosh medaljen e artë, ndaj dhe vendosa të ndaj përvojën time me ju. Unë rigjeta veten time duke komunikuar me njerëzit, ndaj shpresoj që kjo gjë të ndihmojë edhe të tjerët e të shpëtojë jetë të tjera, siç shpëtova edhne unë. Tani kam një familje e fëmijë dhe shoh se rezultatet në sport nuk do të kishin ardhur kurrë pa mbështetjen e të gjithëve”, tha Phelps.