Mexhid Mehmeti, penë e ndritur e kombit shqiptarë poeti me nam botëror

0
392

Poeti Mexhid Mehmeti 1948

B I O G R A F I  A –  J E T A

Mexhid (Abedin) Mehmeti lindi më 11 qer­­­shor 1948 në fshatin Zhu­ni­cë , komuna e Pre­she­vës. Fi­lloren dhe gjimnazin i kreu në Pre­she­vë, kurse Fa­kul­te­tin Filozofik, degën e gju­hës dhe letërsi­së shqi­pe, në Universitetin e Koso­vës në Prish­ti­në.

Ishte profesor i gjuhës dhe letërsisë shq­ipe në Qendrën arsimore Skën­derbeu në Pre­she­vë. Pu­noi përkthyes e gazetar te Flaka e vë­llazë­ri­mitnë Shkup. Ndërkaq, nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fun­dit në Kosovë, punoi ga­zetar dhe redak­tor i kulturës në Rilin­d­ja – Bu­jku.

Është prezantuar në disa antologji po­e­ti­ke, në mesin e të cilave edhe në Poets for wor­ld peace të Akademisë Botërore të Paqes Ste­fan Gil të Ka­na­dasë, pastaj në disa tekste univer­si­tare, leksikone, albume, boti­me kri­tike etj., në shq­ip, anglisht, italisht, gjer­ma­ni­sht, rumanisht, bosh­nja­kisht, kinezisht, mo­n­­go­lisht e gjuhë të tjera.

Në dy mandate ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Ko­so­vës, ku ish­te i anga­zhuar në shumë aktivitete, për­fshirë këtu edhe juri­të, komisionet e shumta etj.

Është fitues i disa çmimeve për poezi, kur­­se më 2006, për romanin Shta­të ditë pas vdek­jes, mori çmimin Hivzi Sulejma­n“, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit të bo­tuar në prozë.

Më 2015, Karvani Poetik për Fëmijë Agim De­va ia dha Çmimin Ymer Elshani për ro­ma­nin trevëllimësh për fëmijë ÇAMARRO­KËT, duke e çmuar si veprën më të mirë të vitit.

Më 2018, në 10 – vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Ministria për Kulturë e Sport e Kosovës ia ndau çmimin “Vehbi Kikaj” për veprën më të mirë të vitit për fëmijë. Ky çmim iu nda për romanin “ECEJAKET E HERO LINDIT”, që njëkohësisht është romani i parë dhe i vetëm shtatëvëllimësh në letërsinë shqipe në përgjithësi.

Që nga paslufta jeton dhe vepron në Pri­sh­­tinë, përkatësisht në Fushë – Kosovë, ku është shpallur edhe QYTETAR NDERI.

Mexhid Mehmeti, më 2015 shënoi 50-vje­torin e krijimtarisë së tij letrare, ndaj me pro­po­zimin e gazetës shqipta­ro-amerikane ILLYRIA, që del në Nju-Jork, presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, për kontributin e tij arsimor, let­rar, publicistik e kombëtar, Mexhid Mehme­tin e dekoroi me Titullin Naim Frashëri.

V E P R I M T A R I A

Poezi

  •             Klithje e përmallim, 1977
  •             Frymëmarrje, 1984
  •             Peizazh i ngrirë, 1994
  •             Rikthim dhembjeje, 1998
  •             Pikë në zemër, 2005
  •             Përtej harrimit, 2008
  •             Zhumhurimë I, 2015
  •             Zhumhurimë II, 2015

Proza poetike

  •             Zhumhurimë III, 2015

 

Poema

  •             Presheva, 1998
  •             Pallati me yje, 2006
  •             (poemë për fëmijë)

 

Tregime

  •             Lumja, 1982
  •             Puthja vrastare, 2003

 

Novela

  •             Hija e korbit, 2005
  •             Zgafellja e hutinit, 2005

Romane

  •             Shtatë ditë pas vdekjes, 2006
  •             Furtuna, 2007
  •             Lëmë derrash, 2010
  •             Ishulli i vdekjes, 2012
  •             Tuna, 2012
  •             Kalvari, 2012

Romane për fëmijë

  •             Çamarrokët I, 2015
  •             Çamarrokët II, 2015
  •             Çamarrokët III, 2015
  •             Ecejaket e Hero Lindit I, 2017
  •             Ecejaket e Hero Lindit II, 2017
  •             Ecejaket e Hero Lindit III, 2017
  •             Ecejaket e Hero Lindit IV, 2017
  •             Ecejaket e Hero Lindit V, 2017
  •             Ecejaket e Hero Lindit VI, 2017
  •             Ecejaket e Hero Lindit VII, 2017

 

Drama

  •             Zibardhët, 1998
  •             Monstrumiada, 1998
  •             Ëndërroj për një ditë, 1998
  •             Vdekje e hijshme, 1998

 

Kritikë letrare

  •             Vlerësime veprash e autorësh, 2015

 

Publicistikë

  •             Njeriu që rrezonte mirësi, (2017)
  •             Masakrat serbe në Preshevë e rrethinë, 2014 (dorëshkrim)

 

Në gjuhë të tjera

  •             Poezi të zgjedhura, kinezisht, 2010
  •             Gatanje (Fall), boshnjakisht – ang­li­sht, 2012
  •             Naopta lunga (Natë e gjatë), ruma­nisht, 2012
  •             Anatomia del dolore (Anatomia e dhe­m­b­jes), italisht, 2013

 

ARRITJET DHE SUKSESET E TIJ

Shkruar nga shoqata letrare”Feniks” në Preshevë – nga kryetari Bilall Maliqi

MEXHID MEHMETI, PENË E NDRITUR E KOMBIT

Disa fjalë për romancierin, poetin, dramaturgun, e publicistin, Mexhid Mehmeti shkrimtar me vlera të qëndrueshme artistike, shkrimtar i kompletuar me të gjitha zhanret letrare, i shpërblyer me shumë çmime, si në fushën e poezisë, poashtu edhe në prozë, i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe në kinezisht, i prezantuar nëpër shumë revista prestigjioze dhe në Almanakun Botëror të Poezisë. Është laureat i çmimit “Hivzi Sulejmani” nga LSHK, për veprën më të mirë në prozë, romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, laureat i çmimit “Ymer Elshani” për romanin trevëllimësh për fëmijë “Çamarrokët”. Janë disa nga arritjet e tij në planin afirmativ letrar, me të cilat na bën të ndihemi mirë e gjithë komuniteti shqiptar që jeton në Krahinën e Preshevës dhe më gjerë Shkrimtari Mexhid Mehmeti, përpos sukseseve të shumta që i ka arritur në planin krijues, ai është i dekoruar nga Presidenti shqiptar, Shkëlqesia e tij z. Bujar Nishani, me titullin “Naim Frashëri”, si dhe qytetar nderi i qytetit Fushë Kosovës…

SHKRIMTARI MEXHID MEHMETI LAUREAT I ÇMIMIT “VEHBI KIKAJ”

… Romani shtatë vëllimsh për fëmijë “”ECEJAKET E HERO LINDIT”, i shkrimtarit të njohur gjithandej trojeve shqiptare dhe më gjerë, Mexhid Mehmeti,i pari në letërsinë shqiptare për fëmijë, botuar nga sh.b. “Armagedoni” në Prishtinë, është laureat i çmimit të MKRS “Vehbi Kikaj”. Shkrimtari ynë Mexhid Mehmeti, po rrugëton sigurt nëpër shumë suksese, të cilat e bëjnë të lumtur shkrimtarin, na bënë të lumtur neve në tre komunat tona të ndara të Kosovës Lindore, i bënë të lumtur të gjithë shqiptarët anekënd botës. Ky roman, shkrimtarit Mexhid Mehmeti, ia jep vulën e prozatorit më të madh shqiptar, dhe si i tillë meriton të nderohet dhe të respektohet kjo penë e ndritur e kombit tonë. Meriton që me të arriturat e tij në letërsi, të dekorohet me titullin Qytetar Nderi i Preshevës, këtë që nuk e ka bërë asnjëherë komuna e Preshevës, e ka bërë komuna e Fushë Kosovës, e sa nuk është vonë duhet ta bëjë edhe vendi në të cilin jetoi veproi dhe dha kontribut të madh si në arsim poashtu edhe në kulturën letrare Për këtë në të ardhmen do të ndikojë Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, tek autoritetet komunale të Preshevës, që me një tribunë shkencore të nderohet me çmimin “Qytetar Nderi i Preshevës. Shkrimtarit dhe njërit nga themeluesit e ish -klubit letrare “Feniks” .

PUNA E PALODHSHME KRIJUESE- PASQYRË E SUKSESEVE TË ARRITURA

“Shpirti i një populli pasqyrohet me poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit” Alen Me këtë thënie të poetit dhe eseistit të njohur frëng Alen Bosket fillova këtë portret të njeriut, i cili që në moshë të re filloi të kontribuojë për kulturën e një pjese të ndarë të shqiptarëve e që quhet Preshevë, dhe pikërishtë është ai shpirt i këtij populli të ndarë, i cili u pasqyrua me punën e tij kulturore, poetike letrare.Është fjala për shkrimtarin Mexhid Mehmeti, i cili punoi shumë në promovimin e kulturës së Kosovës Lindore në të gjitha zhanret e krijimtarisë letrare, por edhe në aspekte tjera kulturore.

KULTURA DHE PROMOVIMI

Mexhid Mehmeti Viteve të shtatëdhjeta, kultura letrare në Preshevë filloi të lulëzojë falë angazhimit të Mexhid Mehmetit, i cili ishte njëri nga themeluesit dhe bartës i aktiviteteve kulturo letrare , dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit, ku shquheshin për nga vlerat, të gjitha punimet që prezentoheshin atëbotë në këto revista.Kjo, pra ishte edhe një shtytje e madhe e krijuesve të rinj të merren me shkrime dhe punimet e tyre t’i plasojnë në këto revista, sepse pikërisht prej këtyre publikimeve u motivuan krijues e që tashmë janë bartës të kulturës së Kosovës Lindore dhe më gjerë.Mexhid Mehmeti ishte njëri nga themeluesit e Klubit Letrar “Feniks” të Preshevës dhe i Edicionit botues, ku për një kohë të gjatë e udhëhoqi.Bashkëthemelues të këtij Klubi letrar ishin edhe Jonuz Fetahaj, Xhemaludin Rexhepi, Gani Misini, Demir Behluli,Sadete Presheva etj., ku pastaj u aktivizuan edhe emra tjerë krijuesish si Xhemë Karadaku, Ferid Selimi, Nijazi Aliu etj., të cilët vazhduan punën e palodhshme të themeluesve të klubit.Edicioni i botimeve të Klubit Letrar “Feniks” ishte i suksesshëm dhe u botuan një sërë botimesh të autorëve të trevës së Kosovës Lindore, ku në disa vepra ishte redaktor.Në kohën kur e udhëhiqte Klubin Letrar, kultura preshevare lulëzonte, duke mbajtur aktivitete të shumta letrare si orë letrare, promovime të librave të ndryshme, Manifestimi “Takimet e Krijuesve Preshevarë” e shumë manifestime kulturore si në Preshevë dhe jashtë saj, duke treguar seriozitet të madh në avancimin e kulturës së Preshevës.

KRIJIMTARIA LETRARE

Mexhid Mehmeti me krijimtari letrare filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore. Vjershën e parë e botoi në vitin 1965 në revisten “Zani i rinisë”.Është shkrimtar me vlera të qëndrueshme letrare.Mexhidi ka një rezon të gjerë të krijimtarisë letrare, poezitë e tija janë të pasura me figura letrare, pra kanë figurshmëri poetike gjë, që i bënë shkrimet me një cilësi të lartë artistike.Pos që shkroi poezi Mexhidi shkroi edhe tregime, novela, katër drama, poemën për fëmijë dhe dy romane.Për veprat letrare të shkrimtarit Mexhid Mehmeti kanë shkruar pozitivisht edhe Kritikët letrarë nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë. Panoramë letrare e krijuesve të Kosovë Juglindore, Gjilan 2004.

KONDICIONI KRIJUES –  Mexhid Mehmeti shkrimtar, i takon Plejadës së ndritshme të kombit, e që punon pandërprerë në rritjen e kualitetit të shkrimit të tij. Si shkrimtar i kompletuar Mexhidi asnjëherë nuk e ndali rrugëtimin e tij krijues si në aspektin letrar, ashtu edhe me shkrime gazetareske, vështrime, kritika letrare etj., ku shpesh na gëzon edhe me botime të reja të çfarëdo zhanri qofshin.Pra lirisht mund të themi se Mexhid Mehmeti posedon edhe më tutje kondicion krijues, dhe se llogaritet si shkrimtar i palodhshëm, dhe synimet e tija janë që atë që e boton të ketë vlera të mirfillta letrare.

NË VEND TË PËRFUNDIMIT – Shkrimtari Mexhid Mehmeti, deri tash i radhiti nëntëmbëdhjetë vepra letrare dhe me sukses i preki të gjitha gjinitë letrare, pra kujtojmë se është në formë të mirë që shumë shpesh të na gëzojë me vepra të reja letrare, e që sigurisht se ka në dorëshkrim një mori veprash voluminoze ku në të ardhmen presin ta shohin dritën e botimit. Kujtojmë se shkrimtari Mexhid Mehmeti me sukses, për të satën herë, forcoi bindjen te lexuesit dhe te kritikët letrarë se në shpirtin e tij ekziston dëshira dhe dashuria e madhe për krijime të mirfillta e që deri më tash u promovua me sukses me veprat e tija të botuara deri më tani, dhe s’do mend se këto suksese në krijimtari letrare do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen, ku me shkrimet e tija do t’ia ngritë vlerën vendlindjes Preshevës, vendit ku jeton dhe sigurisht edhe mbarë kulturës shqiptare në përgjithësi.\

Promo Personalitete – MEXHID MEHMETI, PENË E NDRITUR E KOMBIT

2.Poeti Mexhid MehmetiEshtë radhitur si personalitetet i dytë i fshatit tonë në hulumtimet tonaSot më gjërësisht ndër tjerash do të mësoni më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij ..

Gepostet von "Zhunica Info" am Freitag, 3. August 2018

Burimi i informacioneve për poetin : nga vetë autori si dhe nga Bilall Maliqi

Albumi fotografik në video : huazuar nga profili zyrtarë i autorit në facebook