Merret vendimi për aktivistët e VV-së, me kaq vite burg dënohen

0
288

Avokati i deputetit të akuzuat për terrorizëm Frashër Krasniqit, Tomë Gashi e ka quajtur vendimin e sotëm masakër të drejtësisë.

“Kjo gjykate për arsyeje politike ka vendosur ti shpall të fajshëm aktivistet. Kjo u bë për 2 arsyeje, për ta mbuluar vrasjen e Astrit Deharit dhe se jemi dy dite para zgjedhjeve komunale”

Gashi ka paralajmëruar ankesë në apel, por tha se nuk janë të siguritë se apeli do ta zgjidh, pasi sipas tij çdo gjë është politike.

Katër aktivistët e VV-së të dyshuar për sulmin në Kuvend, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë shpallur fajtorë.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.Egzon Haliti është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.