Merr çmimin ‘Artistja e vitit’ por Ariana Grande shprehet: 2018-a viti më i keq…

0
291

Ariana Grande ka shkëlqyer mbrëmjen që lamë pas, në ndarjen e çmimeve ‘Billboard 2018’, por fjalimi i saj i preku të gjithë.

Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’.

Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh:

“Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej.Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’. Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”.