MËRGIMTARI DHE AKTIVITETI I TIJ POLITIKË

0
884

Edhe këtë të ejte, Oda e Mërgimit, emision ky në kuadër të Tv Syri Blue me seli në Solothurn të Zvicrës, shtroi para mysafirëve në Odë, miqëve të sajë dhe shikuesve të televizionit, një temë shumë interesante, aktuale dhe shumë të ndieshme e «konfliktuoze», siç e quajti autori i Odës, Nexhat Abdiu. Bëhet fjalë për «te bërit politikë në mërgim».

Autori e kishte titulluar emisionin e tij: Politika në mërgim – roli dhe rëndësia.
Për t’a shtjelluar sa më mirë këtë temë, në studio ishin prezent mysafirë reprezentativ të këtij aktiviteti. Nga Partia Shqiptare DemosKristiane (PSHDK), dega në Zvicër ishte z. Tush Berisha, sekretar dhe kryesues i komisionit për informim i BD të PSHDK-së në Zvicër.
Gjithashtu në studio ishte prezent dhe z. Aeben Kurteshi, njohës i mirë i rrethanave politike në Zvicër, ish kryetar i Degës së Alencës Kosova e Re, krijues dhe menaxher në një kompani barnash,  si dhe z. Florim Kadriu, kandidat për deputet kantonal në Kantonin e Aargaus, antar i Partisë Social Demokratike  (SP) dhe aktivistë shumë i madh i Sindikatës UNIA në Kt. Argau.

Të gjithë ishin dakord se aktiviteti politik i mërgimtarit, edhe pse solli rezultate të shumta, pa të cilat edhe vendlindja, e mbi të gjitha Kosova as që do të mund të egzistonte, as që do të ishte sot ajo që është, duhet ndryshuar, duhet modifikuar. Në të vërtetë, edhe rëndësia që kishte mërgata për vendlindjen, për njerëzit e atjeshëm është gjëthnjë e më shumë në rëmje. Tani më mërgimtari nuk shihet si pjesëmarrës i barabartë në të gjithë politikat shtetërore të Kosovës, por shihet si «kuletë», siç u shpreh Arben Kurteshi, nga e cila vetëm jipen mjete, para dhe asgjë më shumë. Ka ardhur koha, kur mërgata do të duhej t’i kthehet vetes dhe vetëm vetes.
Z. Berisha, në mënyrë të detajuar foli për rëndësinë e organizimit të degëve dhe nëndegëve  të Partive politike në Zvicër dhe për rolin dhe rëndësinë që patën ato dikur, si në ndihmat materiale vetëdijësimit të mërgatë për  vendlindjen para luftës, po ashtu ndihmë dhe kontribut të jashtë zakoshëm në senzibilizimin e çështjes së Kosovës. Mërgata e organizuar në degë dhe nëndegë ishte promotor i përkrahjes, ndihmës dhe i kontributit të mërgimtarëve për këtë luftë. Tani pas lutës, kur janë konstituuar dhe konsoliduar gjithë organizmat e shtetit të Kosovës, gjitha institucionet dhe organet gjegjëse, ka ardhur koha që mërgimtari ti këthehet vetes, pra të mendoj për vete. Me këtë, duhet ndërruar ndoshta edhe forma e organizimit dhe e funkcionimit të politikave në mërgim.

Pikë pamje gati krejtësishtë të kundërt kishte Arben Kurteshi, i cili qysh në fillim, duke treguar shembuj të mos rresektimit të mërgmitarit, kuvertën e pa hapur të fletë votimit që ia kishin dërguar nga Kosova e e cila ishte vonuar 10 ditë, dhe ai duhej që mbrena dy ditëve, sa i kishin mbetur për t’u kthyer vota e tij mbrapa në Kosovë, mbrojti mendimin se mërgimtari duhet të etë aktiv në politikëbërjen por ama të ketë gjithë pushtetin në mërgim nga vetë mërgimtarët. Pra, që mërgimi të jetë i reprezentuar në Parlamentin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë nga vetë mërgimtarët. Që gjitha punë në nivel Ambasadash dhe konzulatash apo punët rrethë ndërlidhjeve me vendin ku jeton e punon mërgimtari, t’i lihen atij tüe udhëheqë e jo militantëve partiak të cilët kurrë jashtë mahallës së tyre nuk kanë dalë dhe parë bindur se si punohet jashtë.

              Ai kritijoi dhe organet shtetërore të Kosovës për lënjen pasdore të arsimit. Ende në Kosovë, konkretishtë në Gjilan, nga ai vjen, ka shjkolla që punojnë në tre ndërrime. Tani,  më tregoni ju, simund të fillojë jetën normale, të punoej me orarë normal, nga ora 6 h apo 7 h e mëngjesit një i ri, 18 vjeçar, i cili gjatë gjithë jetës së ti ka mësuar në ndrrimine tretë, gjegj. nga ora 15 h, – pyeti z. Kurteshi. Për atë të rij, dita fillon nga ora 15, dërsa mbaron, ku me ditë kur në natën e vonshme, – shtoi ai.
Shumë interesante dhe konstruktive ishte qasja për këtë temë e të riut, Florim Kadriut, i cili kishte lindur në Zvcicër dhe ishte rritur e formësuar këtu. Ai kontestoi plotësishtë të bërit politikë nga Zvicra për vendlindjen.
Jam dakord se ka pasur ontribut të madhë për vendlinjen kjo formë e organizimit në kohën para dhe gjatë luftës, por sot, është formë dhe mënyrë e tejkaluar, – u shpreh ai. Simbolikishtë , «është treni i babait tim dhe bashkëkohanikëve të tij», një qasje e tillë e poloitikëbërjes. Ka ardhur koha kur mërgimtari, duke u integruar në sistemet shoqërore dhe politike, të inegrohet edhe në politikëbërje të shtetit ku jeton e punon. Dhe, kam bindjen se në një formë të tille dhe të ngjajshme,e ndihmojmë më mirë dhe më shumë vendlindjen se sa që i ndihmojmë partitë në mënyrën dhe formën e vjetër, – u shpreh ai.

Ai tregio shumë shembuj se si, ai vetë, si antarë i partisë së cilës i takon, nëper forume të ndryshme qoftë partiake apo ndërpartiake këtu në Zvicër , të ketë ngitur tema dhe probleme të mërgimtarëve por edhe të shtetit të Kosovë, të vcilët kishin me shumë efekte dhe suksese se sa e gjithë paria politike e vendëlindjes.
Ai ftoi partitë politike nga vndlindja që të bashkëpunojnë aktivishtë me peretitë si motra zvicëriane dhe të shkëmbejnë përvoja qofsahin ato politike por mbi të gjitha shtetëror.
Në fund, ishte konkludim i të gjtihëve se shtetet amë, si Shqipëria e po ashtu dhe Kosova, duhet t’i japin më shumë kohë dhe hapsirë mërgatës në jetën politike dhe ekonomike e sociale të shtetit të tyre.
Nexhat Adiu.