‹Mendon që ke arritur diçka në Amerikë› Bleona ‘lë me gisht në gojë’ fansin me përgjigje

0
881

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti jeton prej disa vitesh në Amerikë ku ka ndërtuar karrierën atje.

Ndonëse ka arritur shumë dhe tanimë emri i saj njihet nga të gjithë, një fans e ka vënë në dyshim këtë.

Në një postimnë Twitter fansi shkruan:

‹Po du me pas vetbesimin e Bleona Qeretit që mendon se ka me mbrri diçka në Amerikë’.

Bleona e ka lënë fansin me gisht në gojë duke replikuar:

’Unë kam mbërrit diçka se kam 3 filma që dalin këtë vit dhe një këngë që eshtë aktualisht në vend të 5 në ‘Billboard dance’ po ti  ca ke me bo me jetën  tënde? Apo tweets nga free wifi’.