Memushaj në Bari?

0
201

Ledjan Memushaj është futbollisti i kombëtares shqiptare që orët e fundit po përflitet shumë për të lëvizur në merkaton e janarit.
Në një raportim të Gazzetta dello Sport zbulohet se fantazisti vlonjat është vënë një shënjestër nga skuadra e Barit, e cila synon në këtë sezon rikthimin në Serie A.

Memushaj mendohet se mund të rrisë kualitetin e lojës së skuadrës së Barit në fazën slumuese. Bari pas 21 javësh të Serie B mban vendin e katërt në klasifikimin, me 5 pikë më pak se Palermo kryesuese.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bari për Memushajn ofron shkëmbimin me mbrojtësin Archimede Morleo. Në fillimin të javës së ardhshme pritet një takim me drejtuesit e Beneventos.

Në rast të transferimit në Bari Memushaj do të gjejë një tjetër futbollist të kombëtares në skuadër, Migjen Basha, që është pikë fikse në formacionin e skuadrës së Barit. Memushaj është pjesë e Beneventos që verës së shkuar, ardhur me huazim nga skuadra e Pescaras.

Në këtë sezon me Benevento, Ledjan Memushaj ka luajur 13 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.