MEDIAT NË SERBI SHKRUAJNË SE KUR DO TË VAZHDOJË RAUNDI I RI I DIALOGUT KOSOVË – SERBI

0
174

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës në nivelin më të lartë nuk është në horizont as gjatë janarit, edhe pse, siç përcjell gazeta serbe “novosti”, nga kabineti i Federica Mogherini, po bëhen përpjekje që datën për raundin e ri ta caktojnë deri në fund të muajit të parë të vitit që po vjen.

Sipas kësaj gazete, pengesa kryesore që të vazhdojnë bisedimet, është insistimi i Prishtinës që në to të përfshihet edhe SHBA-ja për ç’gjë nuk ka pajtim në Bruksel.

Nëse do të ketë përpjekje që formati i dialogut të shkojë në këtë drejtim, nga Beogradi tashmë është paralajmëruar se do të kërkohet pjesëmarrja e përfaqësuesit të Rusisë e për këtë sinjalin e gjelbër e ka dhënë në javën e shkuar kryetari rus Putin gjatë takimit me kryetarin serb Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq, siç citohet, ka thënë se “vazhdimi i dialogut i lidhur me pjesëmarrësit, do të jetë ashtu siç thotë Serbia, sepse ajo ofron kompromis“,transmeton Koha.net.

Në Bruksel është thënë shkurtimisht se “puna në fazën e re të dialogut për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës po vazhdon”./insajderi