Më në fund Cima e publikon Shukrijen bashkëshorten e tij, por jo vetëm!

0
299

Cima ka pas shumë role, e shumë humore të mira, madje ai edhe sot bën humor të mirë dhe vlerësohet shumë nga të gjithë.

Në paraqitjet e tij nëpër intervista, si në hajgare Cima shpesh herë ka fol edhe për bashkëshorten e tij Shukrijen. Por, që atë nuk e ka pas asnjëherë në paraqitjet publike.

E duket se, pas shumë vitesh karriere humoristike, Cima më në fund ka vendos ta publikoj edhe Shukrijën e tij që e do aq shumë ai.

Në një foto që Cima ka nda me ndjekësit e tij në instagram, shihet se është së bashku me bashkëshorten e tij Shukrijen. Një zonjë e cila duket shumë bukur. Por, nuk janë vetëm cifti. Ata në këtë foto shihen me nipin dhe mbesat e tyre. E foton në fjalë Cima e shoqëron me këto rreshta: “me nipin dhe mbesat dhe te bukuren time”, duke e shoqëruar foton me një zemër e që i dedikohet pikërisht Shukrijes.

Vlen të cekim se Cima e ka Adelina Thaçin vajzë, e fëmijët në foto janë të këngëtares në fjalë. Ku vërehet se Adelina më shumë i paska ngjarë nënës së saj Shukrijes se sa babait Rasimit. Si mendoni ju?/Kosovarja/