McLaren zëvendëson Buttonin me një 17-vjeçar!

0
364

Piloti 17-vjeçar Lando Norris do të jetë piloti rezervë i makinës McLaren në edicionin ardhshëm sportiv në Formula 1, duke zënë vendin e veteranit Jenson Button, ish-kampion bote. Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e makinës britanike përmes një komunikimi në “Twitter”, duke thënë se do t’i besojnë makinën rezervë një adoleshenti, që e konsiderojnë si pilot të perspektivës. Norris është pjesë e akademisë së McLaren dhe sezonin tjetër do të garojë në Formula 2, ndërkohë që këtë vit fitoi titullin kampion të Europës në Formula 3. Britaniku 17-vjeçar do të ketë një rol aktiv në testet në simulator të makinës McLaren.