Mbetën mbi veturë pas përmbytjes, kështu u shpëtuan 4 shqiptarë (Video)

0
215

Katër persona të bllokuar nga ujërat e lumit Vjosa, kishin hipur sipër makinës pa asnjë mundësi rrugëdaljeje. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të forcave të shpëtimit, ata arritën të shpëtojnë.

Videon e aksionit e ka publikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohjen për forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa thekson se 1594 persona në rrezik jete janë shpëtuar.

“Me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë pa pushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e diel sa më e qetë”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 🙂dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë.

Posted by Edi Rama on Samstag, 2. Dezember 2017