Mbesin të bllokuar 60 mijë udhëtarë në aeroport si pasojë e shpërthimit të një vullkani

0
181
Rreth 400 fluturime janë anuluar dhe rreth 60 mijë udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin ndërkombëtar të Balit të Indonezisë për shkak të shpërthimit të një vullkani, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Aeroporti Ndërkombëtar Ngurah Rai, është mbyllur pas paralajmërimeve se vullkani i malit Agung prej 3 km është gati të lëshojë një shpërthim «eksploziv».

Që nga ora 7:00 lokale (11:30 GMT GMT) të hënën në mëngjes, të gjitha fluturimet janë anuluar dhe aeroporti do të mbetet i mbyllur për të paktën 24 orë.

Kurse, autoritetet e Balit kanë lëshuar një paralajmërim të kuq që tregon se 100,000 njerëz që jetojnë brenda një rreze prej 10 km në mal për të braktisur zonën menjëherë.

Paralajmërimi u shkaktua të shtunën, kur tymi i zi i filloi të dilte nga maja e vullkanit, i cili shpërtheu në vitin 1963./BS