Mazrreku: Kërkesa për heqjen e taksës është politike, nuk ka nevojë të largohet

0
243

Njohësi i proceseve integruese, Avni Mazrreku, thotë se skena politike qeveri e opozitë e ka për obligim kushtetues e qytetar të mbrojë territorin, ruajë pavarësinë e shtetit, të forcojë pozicionin e Kosovës në rajon dhe të vendos gishtin direkt ndaj agresionit jokonvencional të Serbisë.

Ndërsa, lidhur me taksën 100 për qind për mallrat serbe, Mazrreku konsideron se kërkesa për heqjen e saj është kërkesë politike, prandaj, sipas tij, taksa nuk ka nevojë të largohet.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se dialogu me Serbinë do të vazhdojë edhe me taksë.

Ja postimi i tij:

Skena politike qeveri e opozitë e ka për obligim kushtetues e qytetar të mbrojë territorin, ruajë pavarësinë e shtetit, të forcojë pozicionin e Kosovës në rajon dhe të vendos gishtin direkt ndaj agresionit jokonvencional të Serbisë.

Tarifa ndaj produkteve të Serbisë e ka bërë këtë. Saktë dhe qëndrueshëm. Nuk ekziston asnjë argument në botë kundër taksës. Kërkesa për heqjen e saj është kërkesë politike. Prandaj, taksa nuk ka nevojë të largohet!

Dialogu do të vazhdojë edhe me taksë.

Kërkesa për heqjen e saj nuk duhet të dobësojë skenën politike dhe sidomos partitë në koalicionin qeveritar.

Reagimi i plotë kombëtar (nga të gjitha partitë) kundër kushtit të Serbisë në lidhje me Trepçën e detyroi BE-në të ndrrojë deklaratat.

Njëjtë duhet edhe me taksën. Qëndrueshmëri dhe unitet.