Mashtrohen mërgimtarët të cilët deshën të bënin mirë

0
231

Ata u takuan me një person për ta blerë një ari e gjysmë tokë prej tij e i cili doli se nuk ishte pronar. Për këtë ata paguan 3 mijë euro

Disa donatorë që erdhën nga Gjermania për të ndërtuar një shtëpi për një familje skamnore në Kosovë , u mashtruan nga një person që u shiti tokë pa qenë pronar i saj. Këta mërgimtarë kishin qëllim për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një shtëpi për familjen Arifi nga Obiliqi, por Bekim Idrizi me disa donatorë të tjerë u mashtruan nga “pronari” i tokës ku do të ndërtohej kjo shtëpi.

Idrizi ka thënë se ata e kanë parë këtë familje në televizion dhe thotë se vendosi që të vijë në Kosovë për t`ua ndërtuar një shtëpi së bashku me disa kolegë të tij. Ata u takuan me një person për ta blerë një ari e gjysmë  tokë prej tij e i cili doli se nuk ishte pronar. Për këtë ata paguan 3 mijë euro.

Ai thotë se e kuptuan se u mashtruan kur shkuan për të parë vendin ku do të ndërtohej shtëpia. Personi që morri paratë e tokës ka kërcënuar edhe familjen Arifi nga Obiliqi.

Mërgimtari Idrizi kërkon që organet e rendit që ta ndriçojnë këtë rast nga se thotë se kjo familje nuk e meriton të mbetet pa shtëpi. Policia ndërkaq ka thënë për portalin kallxo se e kanë identifikuar personin që mashtroi por ai ende mbetet në arrati.