Masakër në një Kishë në Teksas, vriten dhjetëra persona, përfshirë dhe një fëmijë 2 vjeçar

0
406

Sulmuesi i cili la të vrarë 27 persona duke qëlluar me armë zjarri në një kishë në Teksas raportohet se është vrarë nga policia.

Sulmuesi ende nuk është identifikuar mirëpo policia e ka qëlluar pasi ai nuk deshi të dorëzohej.

Deri më tani thuhet se bëhet fjalë vetëm për një sulmues.

BBC raporton se 24 persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë meshës së të dielës.

Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në kontenë Willson. Një zyrtar i policisë në vendngjarje konfirmoi se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave lokale janë mbi 24 të plagosurit. Dega e FBI në San Antonio tha se agjentët e saj janë dislokuar në vendngjarje dhe nuk ka ende asnjë pistë për motivin e autorit. FBI po ashtu tha se pavarësisht se është raportuar për vetëm një autor, po hetohen edhe mundësitë e tjera. Mediat lokale raportuan se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11.30 minuta sipas orës lokale.

Policia tha se kishte disa viktima dhe se autori ishte vrarë pas sulmit. Foto dhe video nga vendi i ngjarjes tregonin zonën të izoluar nga policia. Një numër helikopterësh kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurit. Agjentë të FBI po ashtu kanë arritur në vendngjarje. Guvernatori i Teksasit, Greg Abott, tha: Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që janë lënduar në këtë akt djallëzor. Falenderojmë agjencitë e ruajtjes rendit për reagimin e tyre.

24 persona u vranë në sulmin e Teksasit, përfshirë dhe një fëmijë 2 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Teksas, qëllohen të paktën 16 persona

Të paktën 16 persona janë qëlluar brenda një kishe të Teksasit, pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë shërbimit të mëngjesit, të ditës së sotme.

Të shtënat ndodhen në një kishë ku rreth 50 veta zakonisht ndjekin shërbimin, sipas raporteve lokale.

Sherifi Joe Tackitt konfirmoi se ka viktima të shumta.

Dëshmitarët thonë se një person kishte hyrë brenda në kish dhe hapi zjarr pak para orës 11:30.

Policia ende nuk ka mundur të jap një numër të saktë të viktimave, por dëshmitarët thonë se të paktën 20 persona janë prekur nga të shtënat.

Sipas policisë, i dyshuari është qëlluar dhe ka ndërruar jetë dhe se nuk ka më kërcënim aktiv me revole.

Të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë shërbimeve të së dielës. Mediat raportojnë se nga të shtënat ka edhe viktima.

Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County.

Raportohet se personi i aramtosur hyri në kishë në rreth 11:30 sipas kohë lokale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri.

P