Marco Reus do të mbetet te Borussia Dortmund

0
206

Talenti dhe potenciali që ky futbollist zotëron, nuk vihet në dyshim nga askush.

Marco Reus është një prej futbollistëve që më së shumti ka pësuar lëndime në karrierë.

Por, tifozët e Borussia Dortmundit ende vazhdojnë të kenë besim tek idhulli i tyre kryesor i ekipit.

Drejtori sportiv i skuadrës, Michael Zorc është shprehur se e ardhmja e reprezentuesit gjerman do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.

“Është shumë normale që një futbollist në moshën e Reus, të mendojë për karrierën e tij dhe mundësinë për të hedhur një tjetër hap. Por ai e di shumë mirë rëndësinë që ka tek Dortmundi dhe kërkon të vazhdojë në mjedisin e zakonshëm”, është shprehur Zorc.

Reus kujtojmë se deri më tani është paraqitur 125 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola gjatë pesë vjetëve. /Telegrafi/