MANIFESTIM KULTURORË ME RASTIN E 28 NËNTORIT – DITËN E FLAMURIT KOMBËTAR

0
1532
Në Ostermundigen të Bernit, u shënua solemnishtë 28 Nëntori, Dita e Flamurit
 
Para një numri të madhë bashkëatdhetarësh të rrethinës së Bernit, para shumë mysafirëve dhe të ftuarve, solemnishtë u shënua 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombtar shqiptar.
Njëkohësishtë, u shënua dhe përvjetori i lindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe çfaqjes së parë të UÇK-së në Drenicë.
Organizatorët e këtij manifestimi, shoqata kulturore artistike „Bashkimi“ dhe shkolla e mësimit shqip në Ostermundigen, kishin përgaditur një program shumë të pasur kulturorë dhe artistik.
Në mesin e myasfirëve që nderuan këtë manifestim ishte dhe zonja Fatmire Musliu, këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bern.
Aty ishte dhe ekipi i tv Syri Blue dhe bëri xhirimet e programit dhe intervista të shkurtëra me organizatorët, mysafirët dhe pjesëmarrësit.
Pas intornimit të Himnin Kombtar, programim e filluan më të rinjtë e shkollës shqipe dhe anëtarët e shoqatës me pika nga repertuari i tyre. Ishte knaqësi e veçantë të dëgjoje e të shikoje se si këndonin, si recitonin e si aktronin fëmijë të moshës 5, 6 e 10 vjeçare në gjuhën shqipe. E meritë për këtë sigurishtë se kanë prindërit që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe këtu në Ostermundingen por dhe mësueja e tyre, shumë e nderuara z. Ida Jashari.
– I falënderoj gjithë pjesëmarrësit në këtë manifestim, falënderoj përfaqësuesen nga Ambasada e Kosovës, z. Fatmire, ju falënderoj dhe ju, Tv Syri Blue, por falënderim i veçantë dhe më i madh, është për këta prndër që sollën fëmijët e tyre qoftë në shkollë qoftë në shoqatën kulturore Bashkimi, me çka bëjnë që ata të mbeten fëmij shqiptarësh, edhe pse janë lindur e po rriten në mërgim, – na tha në fund të manifestimit, z. Ida Jashari, njëra ndër organizatoret kryesore të këtij manifestimi.
Programin kulturorë e artistik e plotësoi dhe këngëtari ynë shumë i njohur dhe i çmuar, Hysni Klinaku, i cili interpretoj këngë „shqip“.
Kryetarit dhe themeluesit të kësaj shoqate, z. Hasan Jasharit, iu da mirënjohje nga shoqata të cilën ia dorëzoi z. Ajet Carvediku, kryetari aktual i sajë.
Ai theksoi se është i kënaqur me këtë manifestim. Gjithashtu falënderoi prindërit e fëmijëve që janë antarë të shoqatës dhe që ndjekim mësimet në shkollën shqipe duke theksuar se manifestime të këtilla do të organizohen gjerë sa në këtë shkollë dhe këtë shoqatë të jetë vetëm edhe një shqiptarë.
Në fund, organizatorët dhe shoqata bashkimi dhe shkolla e mësimit shqip në Ostermundingen, përmes përfaqësuesve të tyre, z. Ida Jashari dhe z. Ajet Cervadiku, i uruan gjithë shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe çfaqjen e UÇK-së.