Maliqi- Haradinajt: Kujdesu për kamerat në dogana që po fiken

0
260

Politologu Nexhat Maliqi kërkon nga Haradinaj që të jetë më i kujdesshëm sa i përket doganave në shtetin e Kosovës.

Në një koment në Facebook, Maliqi ka thënë se Haradinaj duhet të kujdeset më shumë për kamerat në dogana që po fikën.

Ky është komenti i tij i plotë:

Sipas të dhënave zyrtare buxheti i shtetit të Kosovës
për 2018-tën është i paraparë të plotësohet 64.2% nga doganat.
Koalicioni qeveritar në vend të projekteve që stimulojnë prodhimet vendore, «këshilloi» Kryeministrin Haradinaj , jo të aplikojë tregun e përbashkët kombëtar prej 1.1.’18 që ishte kërkesë e gatishmëri e Kryeminstrit Rama,
POR
të kujdeset për kamerat në dogana që po fiken, sa herë ju duhet grabitqarëve me kravata për ta mjelur shtetin deri në kolaps…

Opozita në ndërkohë është e zënun me telashe pushtetore brenda partisë & numratoret e Istogut!