‘Magjistari’ Xavi: Më pëlqen loja e këtyre ekipeve

0
163

Një nga mesfushorët më të mirë që ka pasur futbolli, Xavi Hernandez, ka thënë emra e skuadrave që sipas tij po luajnë lojë të bukur në sportin më të dashur në botë.

Xavi, që ishte pjesë e një skuadre që ka sjellë ndryshime drastike në futboll për mënyrën e lojës, ka disa skuadra që pëlqen t’i shikojë.

38 vjeçari që paraqitet në Katar, gjatë një interviste për Marca ka thënë që pëlqen t’i shikojë ndeshjet e skuadrave si Chelsea, Arsenal dhe Barcelona.

“Chelsea e Sarrit është e mirë, nëse jo gjithmonë. Më pëlqejnë për mënyrën se si luajnë me topin, po ashtu Real Betis. Arsenali i Emery, Barcelona, Spanja e Luis Enrique dhe Tottenham i Pochetinos”, ka deklaruar Xavi, derisa fliste për skuadrën që pëlqen t’i shikojë duke luajtur.

Xavi ka veshur për një periudhë të gjatë fanellën e Barcelonës, duke regjistruar mbi 500 paraqitje vetëm në La Liga, e duke fituar gjithë titujt e mundshëm./