Luiz po transferohet te rivali i madh i Chelseas

0
214

David Luiz po e kërkon me ngulm largimin nga Chelsea.

Mbrojtësi brazilian i ka marrdhëniet e acaruar me Antonio Conten, andaj po e kërkon largimin në këtë afat.

Duke parë situatën e tij, Manchester United ka hapur bisedimet me Chelsean për transferimin e David Luizit, përcjell ORAinfo.

“Djajtë e Kuq” e duan transferimin e mbrojtësit brazilian, ndërsa mbetet të shihet nëse skuadra londineze do ta shet atë tek rivali i tyre./ORAinfo/