“Luftë e ftohtë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës!

0
257

Ato janë të talentuara, kanë origjinë shqiptare dhe janë dy nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, por që fatkeqësisht nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Në median online aludohet se Rita Ora ka një ndjesi konkurrence dhe xhelozie kundrejt Dua Lipës. Këto spekulime kanë nisur të qarkullojnë që në fillimet e karrierës së Dua-s.

Mesa duket, 22-vjeçarja Dua Lipa kohë më parë i ka kërkuar Ritës ta ndihmojë me projektet e saj muzikore duke i promovuar ato në rrjetet e saj sociale. Rita e ka injoruar krejtësisht këtë kërkesë për ndihmë nga Dua duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Këtu nisi një luftë e heshtur dhe e ftohtë mes dy këngëtareve e cila me kalimin e kohës mund të thellohet akoma më shumë.