Lot në skenë, Mehdiu dhe Aurela japin një mesazh të madh

0
349

«Hurt», një këngë e ndjerë e Christina Aguilera-s dhe një baladë që i dedikohet marrëdhënies atë e bijë, i ka bërë të gjithë të përloten mbreme në skenën e DWM. Kërcimi nën tingujt e «Hurt», që këtë herë ishte krijuar enkas për Aurelën dhe Mehdiun, përveç lëvizjeve teknike, solli një mesazh për ndjeshmërinë e lartë në këtë raport të pazëvendësueshëm dhe të pakrahasueshëm.

Pas performancës, Alketa i kërkoi aktorit Mehdi Malkaj të improvizonte një monolog për raportin babë e bijë. Ai e nisi si aktor, por sapo tha dy fjalitë e para, e ndërpreu nga emocionet. Aktori tragjikomik e pati të vështirë të bëjë rolin kur i duhet të flasë për një raport kaq delikat.

Pas kësaj, Alketa ndërhyri duke u dërguar një mesazh të gjithë baballarëve që kanë vajza: “Duajini dhe çmojini bijat tuaja si gjënë më të shtrenjtë që keni”, – tha Alketa ndër të tjera dhe, si për të zhdramatizuar situatën, e kaloi mikrofonin te Aurela, e cila, duke përfituar nga rasti, i dërgoi një mesazh të atit, të cilin e ka larg: “Edhe unë u emocionova pak… Ndoshta shumë gjëra nuk i bëjmë mirë në jetë, por unë jam e sigurt që im atë, edhe pse nuk është tani në sallë, të paktën nuk do kem arsye për t’i thënë ‘më fal’”, – tha Aurela e emocionuar.

I dërguar edhe një herë publikisht  për të gjithë baballarët që t’i çmojnë më shumë bijat e tyre, mesazhi kaloi edhe në jurinë e DWM. Berti, edhe këtë herë bujar, i pyeti se sa pikë donin, ndërsa Valbona, si në çdo rast të tillë, i përjetoi njëlloj me ta emocionet e këtij mesazhi të ndjerë që, jo vetëm përmes kërcimit, por më shumë përtej tij, drithëroi dhe përloti të gjithë publikun.