Loja e rrezikshme e Komandantëve kundër shtetit të Kosovës

0
229

Gjykata Speciale mund të destabilizojë vendin
“Kjo “luftë” e tyre kundër Gjykatës Speciale me pro dhe kundër, është vetëm një lojë e tyre e rrezikshme kundër Kosovës dhe prandaj le të merren me të. Lëvizja Vetëvendosje! nuk është pjesë e kësaj loje” ka përfunduar Sami Kurteshi nga Vetëvendosje.

Ngritja e aktakuzave të para nga Gjykata speciale duket se do të sjellë edhe më shumë mjegull në spektrin politik e sidomos te ata që gjithmonë janë shpreh kundër kësaj gjykate. Me rastin e fundit, ku në Kuvendin e Republikës se Kosovës u mundua që të “zhbëhet” Gjykata speciale përmes një seance të jashtëzakonshme, edhe një herë vërtetua se e njëjta për shumëkënd është e padëshiruar dhe se ngritja e aktakuzave mund të sjellë edhe jo stabilitet politik e të sigurisë në vend.

Nënkryetari i OVL-së, Migjen Shala, në një deklaratë të tij ka thënë se mos-shfuqizimi i Gjykatës Speciale do sjellë destabilizim në vend.

“Me keqardhje më duhet të them se mund të ketë destabilizim. Jemi për mos me pas. Jemi për gjykatë vendore. Por kjo krejt varet nga deputetët e Kosovës. Shpresoj se kanë vetëdije dhe të mos vijmë në atë gjendje”, ka thënë Shala në një emision televiziv.