Lobi Euro-Atlantik Shqiptar mori pjesë në mbrëmjen festive kushtuar 28 Nëntorit në Bruksel

0
224

Me ftesë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, dje në Bruksel, zëvendës kyetari i parë dhe zëdhënësi i Kryesisë Qëndrore të LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, Muhamet Belaj, Skender Musliu, si dhe anëtari i degës Bujar Kelmendi, moren pjesë në mbrëmjen Festive kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, dhe 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqiperisë.

Me këtë rast zotëri Belaj dhe Musliu, në emër të LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, zonjës ambasadore Suela Janina ia përcjollën Urimet më të sinqerta për Ditën e Pavarsisë, duke i dëshiruar Shqipërisë suksese në proçeset e integrimeve në Bashkimin Europian.

Gjatë mbrëmjes përfaqësuesit e LEASH-it patëm rastin të bisedojmë edhe me bashkëatdhetarë dhe veprimtarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë, nga të cilët morëm vlersime shumë pozitive për punën, aktivitetet, pikëpamjet, analizat dhe qëndrimet shumë konstruktive të LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, lidhur me zhvillimet aktuale në shtetet tona amë, të publikuara nëpër media të ndryshme.

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR
BRUKSEL