Lobi Euro-Atlantik Shqiptar gjithandej botës ku jetojnë e punojnë shqiptarët

0
198

Organizatë mbarëkombëtare shqiptare me karakter dhe nivel ndërkombëtar, i themeluar ne Lorrach te Gjermanisë me 20 shkurt 2016.Vlerësohet si një e arritur e madhe dhe e ndritshme për gjeneratat pasuese dhe Kombin Shqiptar. LOBI u formua si një rilindje me shumë dimenzione si: Ekonomike, kulturore, edukativo-arsimore e shumë tjera , për çka mundë të vlerësohet si formula e suksesit për Kosovën dhe te gjitha trojet shqiptare. Qysh tani, LOBI është ne fazën e shtrirjes gjithandej botës ku jetojnë , punojnë dhe krijojnë shqiptarët me potencialet e tyre. Dominon një shpresë e Mërgatës Shqiptare që, Kosova të kthehet ne rend te parë në një vend me rritje te madhe ekonomike si përcaktues edhe i fushave tjera te shoqërisë Kosovare. Në ketë mënyrë mundë të kthehet dinjiteti i qytetarëve dhe në përgjithësi tek populli si në Maqedoni, Shqipëri dhe I te gjitha trojeve tjera shqiptare.

Degëzimi i LOB-it ka përfshirë pothuajse tërë Evropën duke pretenduar dhe krijuar një shtrirje edhe më të gjerë ne nivelin Global. Deri me tani janë formuar Degët në disa shtete si: Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Austri, Norvegji, Greqi(komuniteti shqiptar i Mërgatës), Kalabri-Arbëreshët. Pritet që këto Degë të formohen edhe ne Kroaci, Slloveni , Suedi dhe vende tjera.LOBI ka për synim që, ta ruaj identitetin kombëtar duke u transformuar në një fuqi te konsiderueshme ekonomike si parakusht i zhvillimit te mëtejme për të ndihmuar vendet origjinë. LOBI është i angazhuar edhe ne politiken e jashtme ne kuptimin e bashkëpunimit me institucionet relevante ndërkombëtare, duke qenë gjithnjë i orientuar nga bota perendimore, në një aleancë te qëndrueshme me SHBA-të, NATO-n , BE ne veçanti me Gjermaninë si mbështetëse e fortë e proceseve nëpër te cilat po kalon Kosova sot dhe, gjithëandej trojet Shqiptare. LOBI si organizatë mbarëkombëtare është i zyrtarizuar duke qenë kështu i regjistruar pranë Organeve kompetente ne Gjermani dhe i shpallur ne Gazetën Zyrtare. Prandaj, është legjitim i formuar nga Kuvendi zgjedhor me vota të fshehta. Disa muaj pas themelimit, një delegacion i LOB-it e bëri një vizitë në Republikën e Kosovës. U takuan me Ministrinë e Diasporës, duke zhvilluar një takim shumë konstruktiv me Ministrin e mëparshëm me ide dhe qëndrime identike. Më ketë rast patën një takim edhe me Oden Ekonomike të Kosovës kështu duke u takuar edhe me Ambasadorët e Quintit, vizita e Shtëpisë së pleqve dhe fshatin “SOS”duke ju dhuruar disa ndihma simbolike. Në fushën e bashkëpunimit, Lobi euro-atlantik shqiptar zhvillon aktivitete te ndryshme edhe me institucionet e shteteve ku jeton dhe vepron mërgata shqiptare. Synim tjetër i LOB-it, duke pasur parasysh potencialin ekzistues te Mërgatës shqiptare, është edhe Integrimi i pjesëtarëve të sajë në strukturat institucionale e shtetërorë te vendeve ku jetojnë dhe veprojnë. Komunikimi me institucionet e Bashkimit Evropian si: Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, Komisionin Evropian, Përfaqësuesen e lartë për bashkëpunim dhe Siguri si dhe, me Kombet e Bashkuara(OKB) duke qenë ne kontakt dhe komunikim permanent me organizatat e sipërpërmendura. Ne komunikim e sipër me këto institucione ndërkombëtare, janë trajtuar tema te rëndësishme të ndërlidhura me zhvillimet aktuale ne vendet e origjinës si: liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, formimi i Asociacionit te Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe viktimat e dhunës gjatë luftës në Kosovë, për gjenocidin e ndodhur, formimin e Ushtrisë së Kosovës , për demilitimin e kufirit detar me Greqinë, për ngjarjet e ndodhura ne Parlamentin Maqedonas si dhe për bisedimet Kosovë-Serbi por, edhe tema tjera te rëndësishme për Kosovën.

ImageShukri Ymeri, Kryetari i Lobit Euro Atlantik Shqiptar
Per fund:

LOBI Euro-Atlantik Shqiptar, udhëhiqet nga veprimtari Shukri Ymeri, i lindur ne Shupkofc të Mitrovicës . Djal i Ilmi Ymerit , që është një Kolos i çështjës kombëtare në anën e Shalës së Bajgorës por, i njohur edhe gjthëandej Kosovës si pjesëmarrës i te gjitha luftërave te zhvilluara ne Kosovë si bashkëpunëtor i Shaban Polluzhës duke i kundërshtuar regjimet e ndryshme te kohës. Në shënjë kujtimi sot Baci Ilmi ka në posedim Kutinë e argjend te duhanit dhuruar nga vet Shaban Polluzha e sot te deponuar ne Muzeun e Kosovës.Ilmiu cilësohët si njeri fisnik, bujar, trim dhe humanist, që kurrë nuk e ndali humanizmin e sidomos ne ndertimin e shkollave te kohës por edhe pas luftës së fundit ne Kosovë. Ai edhe sot ne moshën 100 vjeçare e kujton situatën e rëndë nëpër kohëra. Perderi sa Shukriu në shënjë të mospajtimit me regjimin në Kosovë, u largua pasi që kishte përfunduar shërbimin ushtarak ne Lubjanë te Sllovenisë ne vitin 1979, mori rrugen e mergimit por, me mendje e me zemer gjithënjë në Kosovë dhe me Kosovën, duke bërë përpjekje edhe nga Diaspora për ta ndihmuar atdheun. z.Shukri, ne Mërgim fillimisht u ballafaqua me sfida te shumëta e te egra për t’u vendosur dhe filluar punë të ndryshme sepse , familja duhët te ndihmohet por jo vëtëm kjo por, edhe shume segmente tjera ne atdheun e tij. Ndihma për arsimin e Kosovës që vepronte ne kushte te Apartheidit, ndihma materiale e financiare ne ndërtimin e shtepive e shumë aktivitete tjera që i kërkonte koha. Ne v. 1981 ishte edhe pjesë e demonstratave te organizuara ne Mitrovicë, Vushtrri e më gjërë. Nga viti 1983, vazhdon me veprimtarinë e tij atdhetare për çështjen kombëtare te të gjitha trojeve shqiptare. Sot është një nismetar i devotshem dhe i pa thyeshëm ne kauzën tonë kombëtare. Jeton dhe vepron ne Lorrach te Gjermanisë dhe, me voten e lire e demokratike i zgjedhur nga Kuvendi ne krye te LOB-it Euro-Atlantik Shqiptar. Shukriu ishte besnik dhe mikpritës i shumë veprimtarëve ne Mërgim te cilet punuan ne Ilegalitet deri ne vitet e ’90-ta. Shtepia e tij ne Lorrach ishte e hapur per çdo shqiptar, delegacione Shqiptare. Shukriu ka qenë pjesë e delegacionit te MPJ të kohës i cili pat zhvilluar një mori takimesh me disa anëtarë të Paralamentit Evriopian , kryesisht me Presidenten e nderit znj. Leni Fisher. Ne krye me z.Ymeri LOBI, ka marrë një rruge te mbarë dhe të qëndrueshme , duke u freskuar dhe plotësuar me figura te njohura te Mërgatës me një fokus te veçantë, ruajtjen dhe avancimin e Mërgatës ne te gjitha fushat, duke kontribuar kështu për kauzën kombëtare.