Liverpool 3-0 Maribor: Vlerësimet e futbollistëve

0
278

Liverpooli fitoi me rezultat 3-0 ndaj Mariborit në Ligën e Kampionëve në Anfield.

Golat për Reds i shënuan Mohamed Salah (49’) dhe Emre Can (64’) dhe Daniel Sturridge (+90′).

Më i miri në takim ishte Can, por përveç anësorit egjiptian paraqitje të mirë arritën të bëjë edhe Trent Alexander-Arnolld, Albert Moreno dhe Roberto Firmino.

Për mysafirët më i miri ishte Jasmin Handanovic, i cili vlen të theksohet se është kushëri i Samir Handanovicit të Interit.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë me tetë pikë, ndjekur nga Sevilla me shtatë dhe Spartak Moska me pesë. Maribori renditet e fundit me një pikë.

Në takimin e ardhshëm skuadra e Jurgen Klopp luan ndaj Sevillas.

Notat e lojtarëve të Liverpoolit: