Limaj: Qeveria pezulloi privatizimin e tokave bujqësore

0
452
Zëvendës kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se ndër prioritet më të rëndësishme në Qeverinë e tyre janë hapja e vendeve të reja të punës, investimi i fuqishëm në të gjitha tokave që menagjohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.

Sipas tij, ato menaxhohen edhe nga institucionet komunale e qendore. E që të njëjtat, ai ka thënë se vendit i sjellin shumë vende të reja të punës.

“Prioriteti i qeverisë sonë  është që të kemi  vende të reja pune, pastaj zhvillimi i punës, po ashtu prioritet kemi edhe  investimin e fuqishëm të të gjitha tokave  të cilat menaxhohen nga Agjencioni  Kosovar  iPrivatizimit por edhe nga institucione komunale dhe qendrore që i  etiketojne e që janë në interes për investitorin për të  marrë në qëllim që të vijnë sa më shumë vende të reja të punës”, ka thënë Limaj në RTK.

Tutje, i dyti i ekzekutivit  ka theksuar se në kohën që janë momentalisht Kosova nuk ka mundësi të humbasë tokë.

“Komunat apo asamblet komunale kanë kërkuar që përmes  procesit të privatizimit që tu jepet mundësi investitorëve.  Ne nuk do të kemi Tokë për ti jepur askujt në rast se shkojmë qysh jemi duke shkuar deri më tani”, ka thënë ai.

Në fund ai ka treguar se të gjithat mekanizmat e Kosovës duhet që të punojnë në funksion me të gjitha strategjitë kryesore. Sipas tij, të njëjtat duhet të harmonizohen me politikat strategjike, ekonomike si dhe të zbatohen.