Letra e Trump nuk i bind LDK dhe VV që të përkrahin Thaçin

0
208

Letra e presidentit amerikan Donald Trump, dërguar presidentit  Hashim Thaçit po vazhdon të komentohet edhe më tutje. Ka pasur reagime të ndryshme nga spektri politik kosovar por edhe ai serb rreth letrës së Tramp.

Por tek tani opozita kosovar ka reaguar rreth mesazhit që ka dhënë presidentit Trump në letrën dërguar Thaçit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi i kontaktuar nga Syri.net Kosova, ka deklaruar se VV-ja e ka mirëpritur letrën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe se edhe VV-ja dakordohet në terësi me qëndrimin e SHBA-së, por është shprehur kundër kryesimit të dialogut nga Presidenti Thaçi dhe Ekipi Negociator.

“Letra e ardhur nga Shtëpia e Bardhë e rithekson faktin se SHBA kanë investuar në Kosovën e pavarur dhe sovrane, dhe se SHBA dëshirojnë që shteti ynë të rritet. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton që cilido skenar që e zvogëlon territorin e Kosovës, ose ia heq një pjesë asaj, është i papranueshëm edhe për SHBA. Së dyti duhet theksuar se në letrën e ardhur nga Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga mesazhi i ardhur nga Mogherini, nuk përmendet kryesimi i dialogut nga presidenti Thaçi. Përkundrazi aty shprehimisht kërkohet që subjektet parlamentare të Kosovës të flasin me një zë unik në këtë dialog. Ky zë unik nuk mund të arrihet rreth një figure përçarëse si Hashim Thaçi, e as me ekipet negociatore të aleatëve të tij”, ka thënë Bislimi.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një prononcimi të deputetit Lumir Abdixhiku, ka thënë se letra e marr nga Tramp është e se njësoj si qëndrimi i LDK-së, edhe ata po kërkojnë legjitimitet dhe se nuk janë kundër dialogut.

“Trump ka kërkuar legjitimitet. Na vjen mirë që SHBA kërkojnë konsensus politik në Kosovë. Legjitimiteti është parakusht i një dialogu të suksesshëm”, tha ai.

Por sipas Abdixhikut Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka legjitimitet.