Leme Xhema: Liderët shqiptare se pari ta bashkojne Medvegjën me Presheven e pastaj me Kosovën!

0
189

Në një pronocim për “Bota Sot” ndihmës kryetarja e komunës së Medvegjës Leme Xhema ka deklaruar se as ajo, e askush tjetër nuk i ka faj kryetarit të Medvegjës Arsiqit, se pse ai nuk ka dëgjuar ose nuk ka lexuar për mendimet e shqiptarëve mbi vullnetin e tyre për bashkim me Republikën e Kosovës.

Leme Xhema: Presheva dhe Bujanoci po e lënë anash Medvegjën, nuk po na ftojnë nëpër takime ku po flitet për bashkimin me Kosovë

Ajo ka thënë se “referendumi i 2 dhe 3 Marsit të vitit 1992, njëjtë sikur në Preshevë e Bujanoc, ashtu edhe në Medvegjë janë votuar nga të gjithë shqiptarët, pastaj edhe plani shtatë pikësh me të cilin iu kemi drejtuar Beogradit, por pa arritur ndonjë sukses, tjetër pastaj që kohët e fundit në mënyrë të pa kuptueshme po injorohemi në mënyrë tepër jo korrekte , pasi që nëpër takime ku po bisedohet për procesin e bisedimeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk po na ftojnë.

Në një tryezë që është mbajtur ditëve të fundit në Medvegjë e ku zëvendësja Xhema ka qenë shqiptarja e vetme, ajo ka folur dhe ua ka bërë me dije të pranishmëve se në Medvegjë dikur ka pasur 8 mijë banorë shqiptarë, se tani prej tyre 3500 banojnë në Republikën e Kosovës, se Medvegja e ka një diasporë shqiptare mjaftë të fuqishme, të cilët kanë punuar, punojnë dhe do të punojnë edhe në të ardhmen për të mirën e shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë.

Për sa i përket deklaratave të fundit të kryetarit të komunës së Medvegjës se ai nuk paska dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë shqiptarë nga ky qytet që të ketë kërkuar bashkim me Republikën e Kosovës, Leme Xhema ka thënë se ka thënë: Unë nuk i kam faj as Arsiqit, e asnjë personi tjetër pse nuk ka dëgjuar apo lexuar qëndrimet e shqiptarëve të Medvegjës në lidhje me vullnetin e tyre në lidhje me Republikën e Kosovës, madje një gjë të tillë e kemi shprehur edhe ne në Medvegjë njëjtë si Bujanoci e Medvegja përmes referendumit në vitin 1992”, ka përfunduar Xhema.