Ledri Vula mbretëron në Prishtinë, përfundon suksesshëm seria festive e Zone (Foto/Video)

0
259

Ledri Vula ka treguar edhe një herë se është prej artistëve më të dashur të publikut.

Superylli shqiptar performoi të enjtën mbrëma në Prishtinë, ku arriti të mbledhë mijëra adhurues.

Shtrejt ⚡️#zoneclub #ledrivula #2018parties

A post shared by Z⭕️NE CLUB (@zoneclub) on

Reperi u shfaq në veshje mjaft “cool” duke u përshtatur me publikun, që një zëri këndonte hitet e tij.

Ledri promovoi hitin e ri “Shtrejt” që e realizoi me Gjikon dhe Lumi B.

Ndryshe, Ledri performoi në të gjitha klubet më të mëdha duke i realizuar të gjitha koncertet me sukses, gjithnjë sipas publikimeve të tij në rrjetet sociale.

Reperi publikoi një seri projektesh së fundmi mjaft të suksesshme dhe nuk pritet të ndalet, pasi Telegrafi raportoi se ai deri në janar do të lansonte pesë projekte, e deri tash i ka lansuar tri.

Në anën tjetër Zone Club përfundoi kështu serinë festive për plot me netë spektakolare dhe me artistët më kulmorë. /Telegrafi/