Ledion Liço largohet nga ‹The Voice Kids›, kujt iu besua emisioni

0
352

“The Voice Kids” do të rinisë sërish, por këtë herë pa Ledionin!

Ai ka qenë prezantuesi i spektaklit muzikor për fëmijë prej dy vitesh dhe edicioni i 3-të do të drejtohet nga Dojna Mema, kështu të paktën na lë të kuptojmë një video e fundit.

Në spotin e publikuar nga ‘Top Channel’, që lajmëron nisjen e spektaklit, personazhi që shfaqet është Dojna Mema. “Prisni të papriturën! ‘The Voice Kids’ nga janari në ‘Top Channel”, – shkruhet në spot. Kjo ndoshta është një shenjë se Dojna do të jetë drejtuesja e re e programit për fëmijë. Megjithatë me siguri çdo gjë do ta zbulojmë pak përpara fillimit të spektaklit.