LDK tregon për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

0
175

Zyratrë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë njoftuar për gjendjen shëndetësore të liderit të kësaj partie, Isa Mustafës. Nga LDK thonë se gjendja e Mustafës është stabile dhe se shpejtë pritet t’i kthehet punës dhe aktiviteteve politike.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore. Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politik”, thuhet në njoftim.