LAJMI FUNDIT: Një person mbytet në këtë qytet të Kosovës

0
259

 

Dje në rrugën “Imzot Nik Prelaj” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi i janë gjetur 10 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.Më pas, njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një qese e vogël me fara.Substancat narkotike janë konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.Raportet nga Policia:Dje në Gjakovë është raportuar se një mashkull është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton PoliciaDje në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë kanosur në një lokal viktimën-femër dhe i kanë plaçkitur para të gatshme. Një zyrtar policor ka qëlluar në vendin e ngjarjes dhe i ka kërkuar të ndalen, por të dyshuarit kanë tentuar që ta sulmojnë, më pas polici ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Të njëjtit kanë arritur që të arratisenZyrtari policor në vetëmbrojtje, ka shtënë me armën zyrtare në drejtim të të dyshuarve. Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Express.Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një xhup të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euroDje në fshatin Bardhosh të Prishtinës, viktima-mashkull dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në QMF, por njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete.

Vdekja e tij është cilësuar si vdekje e dyshimtë.